Pas konsumimit të një kafeje në Mitrovicën e Veriut fatura për pagesën e saj vjen në valutën “Dinar”
Pavarësisht se për pagesa e pranojnë edhe euron, përdorimi i dinarit serb, është fare normal në komunat me shumicë serbe, e edhe bizneset në këto anë kanë vazhduar funksionimin, të papenguara duke përdorun valutën e shtetit serb.
Por pas dy javësh, situata pritet të ndryshojë, dhe kjo pas një rregulloreje të miratuar së fundmi nga Banka Qendrore e Kosovës.
“Valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”.
Skender Sadiku, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, përmend dëmin e shkaktuar deri tani nga përdorimi i valutës serbe.
“Nëse nuk shkohet ndërmjet Bankës Qendrore mund të imagjinoni cështja e tatimeve, cështa e financave ka dëmtu buxhetin e Kosovës pasi që të gjitha transferet bankare, shit-blerjet që janë bërë me dinar nuk kanë shku në buxhetin e Rep. së Kosovës”, ka deklaruara ai.
Por ky veprim, siç edhe ka qenë e pritur, po kundërshtohet nga Lista Serbe, që rregulloren e miratuar nga BQK e kanë quajtur një vendim për dëbim të serbëve nga venbanimet e tyre, por pa përdorim të armëve.
Mediave serbe, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak u ka thënë se për këtë temë kanë diskutuar edhe me zëvendëskryeministrin kosovar Bisnik Bislimi, por nga qeveria kosovare, nuk kanë komentuar për këtë çështje.