“Serbia nuk do të lejojë që Kosova të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara” dhe falënderoi “të gjitha vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.
Kështu tha ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha të enjten në Kampala.
Gjatë Samitit të 19-të të Lëvizjes së të Paangazhuarve, që po mbahet në Kampala, Daçiq tha se është e rëndësishme që interesat e Serbisë të jenë të pranishme në këtë samit sepse ende një numër i madh të vendeve anëtare nuk e kanë njohur Kosovën.
“Këto janë kryesisht vendet tona mike, janë më shumë se 100 shtete që janë anëtare dhe për këtë është shumë e dobishme që ne të jemi të pranishëm dhe të marrim pjesë në aktivitetet e tyre”, tha Daçiq.