Deputetja në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj sonte në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me atë se pse e dërgoi Kroacia ushtrinë në kufi me Serbinë?
Ajo është shprehur se këto lëvizje nuk po ndodhin rastësisht, sepse siç tha ajo, Kroacia dëshiron siguri më të madhe sa i përketë kufirit me shtetin serb.
“Të gjitha këto lëvizje që janë duke ndodhur, janë jo të rastësishme, pra Kroacia sipas përvojës para 30 vitesh, dëshiron që pak a shumë të ketë një siguri më të madhe sa i përketë kufirit me shtetin serb”, është shprehur ajo.
Tutje, Lekaj-Përlaskaj është shprehur se Kroacia e sheh si hap të rëndësishëm që të mbrohet kufiri kroat..
“Serbia ndaj Kroacisë nuk ka bërë ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë, mirëpo Kroacia duke parë situatën në Ballkanin Perëndimor, e sheh si një hap të rëndësishëm që të mbrohet kufiri kroat”, ka thënë ajo.