Staroviç thotë se nuk ka bazë juridike për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë

Lajme

Staroviç thotë se nuk ka bazë juridike për ndalimin e përdorimit të dinarit në Kosovë

Nga: F.B. Më: 21 janar 2024 Në ora: 11:30
Nemanja Staroviç

Sekretari shtetëror në ministrinë e mbrojtjes Nemanja Staroviç ka deklaruar se në takimin e liderëve të Ballkanit dhe BE-së që zhvillohet sot në Shkup, në ndër temat me rëndësi do të jetë paralajmërimi i ndalimit të përdorimit të dinarot në sistemin e qarkullimit monetar në Kosovë, duke shtuar se nuk ka bazë juridike që të ndalohet qarkullimi me dinarë, shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Në Samit do të marrin pjesë liderët e 6 vendeve të rajonit të Ballkanit dhe në kohën kur Kosova paralajmëron anulimin e përdorimit të dinarit, në këtë paralajmërim BE ka kërkuar sqarime nga Kosova rreth qarkullimin e pagesave, vendimi duhet të hyj në fuqi me 1 shkurt. Si dihet BE ka kërkuar mos ndërmarrje të hapave të njëanshëm dhe pakoordinuar nga palët që nuk shkojnë në dobi të normalizimit të raporteve.

Staroviç është i bindur se pikërisht anulimi i pagesave me dinarë në Kosovë do jetë ndër temat kyçe, duke e vlerësuar të pakuptimtë vendimin.

"Qëllimet e Prishtinës janë të qarta vështirësimi në masën serioze të jetës së serbëve në Kosovës dhe qytetarëve tjerë lokal por për këtë nuk ka bazë serioze juridike, pasi edhe përdorimi i euros nuk është bërë bazuar në marrëveshje me Bankën Qendrore Evropiane apo ndonjë organ tjetër të BE-së. Kjo bëhet me një inercion, pasi deri 2002 përdornin markën gjermane dhe pas kësaj euron” tha Staroviç.

Bazuar në kërë nuk ka bazë juridike që të ndalohet dinari shprehet ai, duke konsideruar se ky do ishte hap i njëanshëm jashtë procesit të dialogut që ndërmjetësohet nga BE dhe mund të sjell pasoja.

"Ne kemi disa zgjidhje që mos të ndodhë të rrezikohen pagesat e pagat e qytetarëve tanë atje, rreth 90 mijë prej tyre marrin pensione e paga dhe pa ato mjete ata nuk mund ekzistojnë” tha ai.

Unë tha ai besoj se me qasje pro-aktive të përfaqësuesve të udhëheqjes së Serbisë mund të gjendet zgjidhje rreth këtij problemi që po vjen.

Lidhur me dialogun ai theksoi se “ai është aty ku është, tash sa kohë, mbi 3 vjet prej ardhjes së Kurtit si kryeministër "Ne nuk kemi shenja të qarta se kur mund të nis themelimi i asociacionit, kur flasim për pagesat pensionet dhe financimin ai duhet rregullohet me asociacion e komunave që pret themelimin nga 2013 dhe që na fut në këto probleme", tha Staroviç.

Komplikim shtesë sipas tij është situata në komunat në veri me kryetarët e zgjedhur jo legjitim "pikërisht premtimet e vendeve të Kuintit ishin se problemi do zgjidhet shpejtë, po nuk shihet zgjidhje e përhershme. Ka obstruksione në baza ditore, por dua të besoj se situata di zgjidhet” tha sekretari i ministrisë së mbrojtjes Staroviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat