Vuçeviç: Kurti nuk është i gatshëm për asnjë lloj kompromisi apo lëshimi

Lajme

Vuçeviç: Kurti nuk është i gatshëm për asnjë lloj kompromisi apo lëshimi

Nga: F.B. Më: 21 janar 2024 Në ora: 15:29
Milosh Vuçeviç

Kreu i SNS dhe nënkryetari i qeverisë së Serbisë e ka quajtur kryeministrin Kurti si megalloman dhe të pa gatshëm për ndonjë kompromis, në dialogun i cili asnjëherë nuk ka qenë më larg se tani mes palëve, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

“Beogradi dhe Prishtina asnjëherë nuk ishin më larg njëra-tjetrës në procesin e dialogut se tash e 3 vjet prej ardhjes së Kurtit në pushtet. Duke pasur parasysh se Kurti në mënyrë të vazhdueshme bënë obstruksion në vazhdimin e tij, çfarë mund të pret njeriu dhe a mund të ketë ndonjë përgjigje, vështirë të thuhet” tha ai.

“Gjasat nuk janë të mëdha, Kurti është një megaloman që vuan nga kompleksi i të qenit lider fhe figurës së vetë. Ai vetën e sheh si liderin e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë. Ai do Shqipërinë e Madhe me seli në Prishtinë, ku ai do të ishte sundues. Kurti nuk është i gatshëm në asnjë lloj kompromisi, çfarëdo lëshimi për te është e barabartë me tradhti” tha Vuçeviç.

Sipas Vuçeviç “atij nuk i intereson gjtja e zgjidhjes që do të kënaqte të dy palët, që do ishte e pranueshme edhe për serbët, që do merret parasysh edhe të drejtat legjitime të interesit kombëtar serb. Ai thjesht dëshiron konflikt, ai do luftë, jo vetëm mes serbëve e shqiptarëve por edhe mes Serbisë dhe Aleancës së NATO-së, prandaj Kurti është faktori kyç i jo stabilitetit në rajon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat