Policia e Kosovës ka gjetur produkte medicinale në një depo në Mitrovicë të Veriut.
Origjina e tyre nuk dihej, tha në një përgjigje për KK, zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sot kemi thirrur Doganën dhe Agjencinë e Kosovës për produkte medicinale, ndërsa në ndërkohë kemi kuptuar se kjo depo mund të kishte produkte medicinale brenda e që menaxhohen nga Spitali rajonal i Mitrovicës së Veriut”, u shpreh ai.
Elshani tutje theksoi se së bashku me personelin e spitalit janë në proces të verifikimit të kësaj depoje