Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka njoftuar se është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi.
Szunyog ka thënë se në takimin me Radoniqin kanë diskutuar për procesin e shkarkimit të kryetarëve në komunat në veri të Kosovës.
“Diskutuam për procesin e tërheqjes së kryetarëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Derisa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare.
U interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votimin e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20% për qind”, ka shkruar Szunyog në “X".