Analisti i politikës, Nexhmedin Spahiu, për Kosovo Online, ka folur për ndalimin e vizitave të zyrtarëve të lartë mes Kosovës dhe Serbisë.
Spahiu ka thënë se nëse është e papranueshme t’i ndalohet vizita në Kosovë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në tërësi nuk është gjë e mirë, sidomos për vizitën e presidentit Vuçiq në Kosovë. Nëse vazhdojnë të negociojnë dhe zgjidhin çështjet që prekin marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat janë të shumta, atëherë ndalimi i hyrjes së presidentit Vuçiq është krejtësisht i papranueshëm.” – ka thënë ai.
Më tej, ai ka folur edhe për ndalimin e vizitës së minsitrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në Luginën e Preshevës.
“Nuk mund ta kuptoj se çfarë kërkonte Ministri i Brendshëm i Kosovës në ‘Luginën e Preshevës’, nëse nuk ka lidhje familjare. Po të ishte ministri i Kulturës apo i Punëve të Jashtme, atëherë do të ishte e kuptueshme. Pse ministri i Brendshme në këtë rast?Ka shumë raste në të cilat ndalimi është vërtet krejtësisht i papranueshëm.Pse po bëhet kjo, ju duhet të pyesni liderët në Beograd dhe Prishtinë, sepse për mendimin tim është thjesht e pakuptueshme dhe nuk e kuptoj atë.” – ka thënë Spahiu.