Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksanar Jabllanoviq përmes një reagimi në platformën “X”, ka shpërndarë videon ku shihet nënkryetarja e Leposaviqit Dragana Miletiq, duke marrë kokainë, në ambientet e Komunës.
Jabllanoviq ka bërë “tag”, ShBA-në, KFOR-in e Kurtin, duke ironizuar me termin “ekipë moderne nga Leposaviqi”.
Kurse, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë.
Ai u shpreh se nuk i ka parë pamjet e publikuara, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot mbajtën mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.