Kisha Ortodokse Serbe (SPC) përkatësisht Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka akuzuar sot Prishtinën për spastrim etnik të serbëve gjegjësisht krijimin e Kosovës së pastër etnike me shqiptarë, këtë kumtesë ajo e bëri pas vendimit për suspendimin e dinarit në Kosovë, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.
Nga kjo dioqezë tërheqin vërejtjen dhe apelojnë të bashkësia ndërkombëtare që të ndikoj te Prishtina në ndalimin e spastrimit etnik të Kosovës.
Kumtesa e lëshuar nga dioqeza ka të bëjë me vendimin e Bankës Qendrore që valuta e vetme në pagesa edhe qarkullim të jetë euro, ndërsa ndalimi i dinarit sipas tyre ndikon negativisht jo vetëm në popullatën serbe por edhe në pakicat tjera që shfrytëzojnë dinarin dhe do bllokoj tërësisht jetën normale në mjediset serbe.
Ndalimi i përdorimit të dinarit do vështirësoj shumë pagesat e asistencës sociale, pensioneve ede pagave, do bllokoj punën humanitare prej të cilës varen rastet sociale dhe pamundëson financimin normal të shkollave dhe institucioneve shëndetësore dhe Kishës.
Institucionet e Kosovës fatkeqësisht jo vetëm se kanë pamundësuar kthimin e popullatës së dëbuar e përndjekur nga shtëpitë e tyre, por nxisin zhvendosjen e mëtejme të serbëve me represion policor, zbatimin selektiv të ligjit, marrjen e tokës dhe rrezikimin e identitetit dhe trashëgimisë serbe” thuhet në kumtesën e Dioqezës.
“Në këto rrethana, mund të thuhet se po rrjedh hapur procesi i pastrimit etnik të Kosovës, që po realizohet me metoda institucionale edhe policore.
“Nëse kjo gjendje represive dhe këto masa si ndalimi i dinarit vazhdon praktikisht krijohet Kosova etnikisht e pastër edhe pse aktualisht më shumë nga kjo po ikin shqiptarët, por jo nga represioni por nga situata e rëndë ekonomike dhe mungesa e kushteve për jetë normale dhe metodës autokratike të pushtetit” thuhet në kumtesë.
Përkeqësimi i situatës dhe krizës pashmangshëm do sjell eskalim ndër etnik dhe bllokim të dialogut, serbët e Kosovës kanë mbetur peng që Prishtina i trajton si qytetarë të rendit të dytë me shpresën se Beogradi nën atë trysni do bëjë lëshime politike thonë nga dioqeza, duke shtuar se kjo logjikë nuk sjell zgjidhjen e problemit pot e vështirëson atë..
Nga dioqeza apelohet tel përfaqësues ndërkombëtar të ndalohet eskalimi dhe mos të rrezikohet Ballkani dhe Evropa nga injorimi që institucionet e Kosovës ia bëjnë SPC-së.