Në dhjetor të vitit të kaluar ishte kërcënuarn gazetari Burim Pacolli, i cili rast ishte lajmëruar edhe në Policinë e Kosovës.
Pikërisht këta të fundit, pra Policia e Kosovës, ka publikuar një fotografi të të dyshuarit për kërcënim ndaj gazetarit Pacolli.
Përmes fotografisë, Policia ka kërkuar bashkëpunim për të identifikuar personin e dyshuar për kërcënimin e gazetarit të Nacionales.
“Kërkesë për bashkëpunim - identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Kanosje, që është raportuar në polici me datën 12.12.2023.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së saj, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.” – thuhet në publikimin e Policisë së Kosovës.