Vdes nëna e dëshmorit të UÇK-së, Haradinaj: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës

Lajme

Vdes nëna e dëshmorit të UÇK-së, Haradinaj: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 14:47
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe nëna e dëshmorit Fatmir Nimanaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i prekur nga vdekja e nënës së dëshmorit Fatmir Nimanaj.

Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe “të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nushë”.

“I prekur nga lajmi për kalimin në amshim të nënës Nushë, nënës së Heroit, Fatmir Nimanaj, luftëtarit të ditëve të para të UÇK-së. Një nënë fisnike e bujare që lindi e rriti një trim dhe luftëtar të paepur të lirisë si Fatmiri, e meriton respektin tonë të përjetshëm”, shkroi Haradinaj.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Nimanaj dhe të gjithë atyre që e njohën nga afër nënën Nushë. Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat