Vuçiq thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Lajme

Vuçiq thirrje për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 4 shkurt 2024 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Presidenti i rizgjedhur i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha javën e kaluar se ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të Kryeminstrit të Kosovës Albin Kurti për ndalimin e dinarit në Kosovë.

“Të hënën përfaqësuesi ynë në misionin në OKB do të paraqesë kërkesë me shkrim për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Vuçiç.

Gjithashtu, ai ka shtuar se është i bindur që të gjithë do të arrijnë të kuptojnë “pasojat e veprimeve kriminale të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me dinarin”.

“Qëllimii i heqjes së dinarit, është spastrimi etnik i serbëve nga Kosova”, ka vazhduar Vuçiq duke ritheksuar se: “do të kërkojmë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”

Në margjinat e OKB-së, burime diplomatike në kushte anonime iu përgjigjen interesimit tonë lidhur me kërkesën e presidentit Vuçiq, nëse arrihet nesër:

Sa është probaliteti që një kërkesë e tillë të merret parasysh nga Këshilli i Sigurimit?

Thuajse 100%!

Çfarë kushtesh ka KS për të pranuar një kërkesë të tillë!?

Mjafton një kërkesë e çdo vendi anëtar të OKB, (për të qenë më konkret Rusia) e mbështetur nga një ose më shumë anëtarë të Këshillit te Sigurimit dhe presidenca është e detyruar ta pranojë. Natyrisht, që ka nje kohezion dhe nuk mundet të bëhet “aty për aty” kur e dëshiron kërkesbërësi, sepse ajo do të varet nga presidenca se kur vendos ajo te bëhet. Ka një kusht nëse është kërkuar takim urgjent, ajo duhet organizuar brenda disa ditësh dhe duhet të deklarohet “i hapur ose i mbyllur.”

Nëse kjo kërkesë pranohet si thuhet për nesëe çfarë konsekuencash mundet të ketë Kosova?

Thjesht do të jetë një diskutim, pa asnjë vendim. Më e keqja është ekspozimi në një dritë jo të mirë të Kosovës ndërkohë, që për këtë çështje (Kosova) nuk ka as mbështetjen e partnerëve. Po ashtu, kjo shkon në interes të Serbisë, Rusisë që duan ta mbajnë Kosovën aty ku dhe si duan ata. Dhe së fundmi, i shërben Vuçiqit në këtë situatë të krijuar në Serbi pas ri/zgjedhjes së tij (protestat në Beograd nga opozita për manipulim të zgjedhjeve) të tërheqë vëmendjen tjetër ku ndërkohë që është në presion brenda vendit.

Por ajo çfarë është e rëndësishne dhe duhet cekur është se kjo çështje nuk është deri tani në Këshill të Sigurimit- Sepse nuk ka lidhje e as e rrezikon paqen dhe sigurinë…..!

Së fundi, në fjalorin diplomatik përdoret shpesh shprehja: “Thikë me dy presa” a mund të jetë e tillë në këtë rast?

Po, nga njëra anë Kosovës i jepet mundësia të flasë në këtë takim - nëse do të mbahet dhe të qartësojë pozicionin e saj, logjikën e vendimit dhe të sigurojë të gjitha vendet se vendimet e saj nuk cenojnë të drejtat e komunitetit serb atje. Nga ana tjetër, Kosova nuk ka interes të vazhdojë të jetë në agjendën e Këshillit të Sigurimit dhe të paraqitet si rrezik për paqen dhe sigurinë, kur në fakt i vetmi rrezik real i saj është politika serbe dhe përpjekjet e saj të vazhduar me të gjitha mjetet, përfshirë përmes bandave të armatosura, për të influencuar politikat e brendshme të një vendi sovran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat