Zdravko Ponosh, një nga kryeopozitarët serbë thotë se me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit të pranuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ky i fundit “ka dhënë gjithçka” dhe se tash “është i nokautuar”.
“Me marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, Vuçiq dha gjithçka, dhe në këmbim kërkoi vetëm mbështetje të jashtme për veten e tij. Në atë kohë ai tha se progresi në zbatimin e marrëveshjes mes tij dhe Kurtit do të jetë pjesë integrale e kapitullit 35”, tha Ponosh.
“Ai e dorëzoi Kosovën dhe na e lidhi në qafë, si gur, bashkëpunimin për zbatimin e shtetësisë së Kosovës në rrugën tonë evropiane”, tha Ponosh dhe shtoi se Vuçiq “e bëri punën e Kosovës, e cila e ndihmoi të vinte në pushtet, dhe e ka mbërthyer Serbinë në rrugën evropiane”.
“Sepse i siguron mbijetesën e tij në pushtet, e cila është për Serbinë dhe qytetarët e saj – dyfish, dhe për të një fitore e favorshme“, ka shtuar ai.