Politikani serb në Kosovë, Aleksandër Arsenijeviq ka ftuar ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe Guvernatorin e BQK-së, Ahmet Ismaili në lidhje me rregulloren e re, ku përfshihet edhe çështja e dinarit.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se po e bënë një gjë të tillë për shkak të “paqartësive” në rregulloren e re të BQK-së.
Ai ka thënë se aty do të jepej mundësia për t’u përgjigjet në lidhje me pyetjet dhe shqetësimet rreth kësaj.
Considering the unclearities on implications of CBK regulation, I am publicly inviting Guvernor of the @centralbank_ks, Mr Ismaili, and Minister of Finance, @HekuranMurati, to a public debate where they would have the chance to respond to our questions and concerns related to it.
— Aleksandar Arsenijević (@Aco_Sfens) February 9, 2024
“Duke marrë parasysh paqartësitë mbi implikimet e rregullores së BQK-së, po ftoj publikisht Guvernatorin e BQK-së, z.Ismaili dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati në një debat publik ku do të kishin mundësinë të përgjigjeshin në pyetjet dhe shqetësimet tona në lidhje me këtë.” – ka thënë ai