Vdekja tragjike e kirurgut Halil Tanaj, SHKUK del me njoftim

Lajme

Vdekja tragjike e kirurgut Halil Tanaj, SHKUK del me njoftim

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 11:30
Halil Tanaj.

SHSKUK ka dal me telegram ngushëllimi për vdekjen tragjike të kirurgut Halil Tanaj.

Ata kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e kirurgut të njohur.

"Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, me dhimbje dhe pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e mjekut të përkushtuar, e të shquar, Dr. Halil Tanaj. ShSKUK, ngushëllon familjen, miqtë dhe kolegët me rastin e vdekjes së Dr. Tanaj. Dr. Halili ishte profesionist i shquar, njeri human dhe e përkushtuar për ofrim të shërbimeve shëndetësore.

Ai deri në momentet e fundit ishte përkrah pacientëve, ndaj të cilëve ishte shumë i përkushtuar. Familja humbi njeriun më të dashur, kurse ShSKUK një profesionist me vyrtyte të larta njerëzore dhe profesionale. Dr. Halili, do të mbetet çdoherë në mendjet tona, si njeri dhe profesionist i përkushtuar, shembull që do të shërbejë për gjenerata të tëra, edhe pse fizikisht u nda nga ne!”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat