Ish kreu i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun ka deklaruar se “në situatën e krijuar kyçe është reagimi i vendeve që kanë ndikim te Prishtina”, tha ai.
Sipas tij vendet që kanë ndikim në pushtetin aktual në Kosovë kanë reaguar dhe janë përgjigjur nëse do të ndalohet Prishtina nga aksionet e njëanshme, që janë kundër serbëve.
Në pyetjen nëse bashkësia ndërkombëtare do të dëgjoj dhe veproj në kërkesat e shprehura nga serbët në protestën e të hënës dhe të ndalohen hapat e njëanshëm të Prishtinës, ai theksoi se “së pari askush nuk e ndaloi Prishtinën kur mori vendim për bllokimin e hyrjes së mallrave serbe në Kosovë, andaj edhe ky është hap i njëanshëm.”
"Ky ishte hap i njëanshëm si arsyetim për arrestimin e tre policëve të Kosovës që kinse paskan dal me mbledh kërpudha dhe kanë ngatërruar kufirin administrativ”, ka ironizuar Drecun.
“Pastaj kur ata u liruan nga ne, masa për ndalimin e mallrave nuk u tërhoq ka mbetur ende në fuqi. Të gjitha masat tjera janë të njëanshme që ka marr Prishtina tregojnë se ai po krijon kushte të papërballueshme për jetë normale për serbët në Kosovë", tha Drecun.