Në prag të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, rrugët në hyrje të Prishtinës sot janë mbushur me billborde të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Ishte Thaçi i cili si kryeministër e kishte lexuar Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008, me të cilën Kosova u shpall shtet i pavarur dhe demokratik.
Billborde me Thaçin janë parë në Veternik, në rrugën e aeroportit “Adem Jashari”, në fshatin Sllatinë dhe Harilaq.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/15/850x636_image-26-585x4391708000869.webp)
Ndryshe, Thaçi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.