Sot me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, janë dalluar edhe stutendet më të mirë të këtij universiteti.
Në listën e Rektorit të studentëve të dalluar për arritje të shkëlqyeshme akademike është edhe Arblinda Geci, vajza e Gani Gecit.
Ajo ka marrë edhe mirënjohje për këtë nga rektori Qerim Qerimi.
Postimi i plotë i Gani Gecit:
Sot, me rastin e shënimit të 54 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Arblinda (Gani) Geci, është përzgjedhur “Studente e Dalluar- Lista e Rektorit” nga fakulteti Juridik për angazhimin e saj gjatë studimeve, si dhe me këtë rast Universiteti i Prishtinës i ka ndarë mirënjohje për suksesin e treguar.