Vuçiq takohet sot me Borellin në Mynih: Nuk më ka ftuar për kafe, por për të folur për Kosovën

Lajme

Vuçiq takohet sot me Borellin në Mynih: Nuk më ka ftuar për kafe, por për të folur për Kosovën

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet në Mynih pasi i është bashkuar Forumit të Sigurisë.

Vuçiç ka deklaruar se sot do të ketë një takim me përfaqësuesin e lartë të BE Joseph Borell, ku do të bisedojnë për situatën në Kosovë.

“Sigurisht nuk më ka ftuar për kafe, por për të folur për Kosovën. Dje patëm tema të rëndësishme me britanikët, si Kosova, rajoni dhe zhvillimi ekonomik i Serbisë”, ka thënë presidenti serb.

Presidenti serb gjithashtu është takuar edhe me lider të tjera botërorë më të cilët ka diskutuar për tema të rëndësishme për Serbinë, shkruajnë mediat serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat