Në mëngjesin e sotëm u raportua se këmbësori që u godit dje nga një veturë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë, s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë në spital.
Tragjedia u thellua më tej në familjen Govori, pasi pas vdekjes së 63-vjeçarit, Enver Govori, ka ndërruar jetë edhe nëna e tij, Nazife Govori.
Media mëson se familjarët dhe të afërmit janë mbledhur në varrezat e qytetit në Arbëri për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të ndjerëve.
Ndërkohë, shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin, Bashkim Zeneli, tashmë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.