Në Serbi nuk ka vullnet politik për ta arrestuar Radoiçiqin

Lajme

Në Serbi nuk ka vullnet politik për ta arrestuar Radoiçiqin

Më: 23 shkurt 2024 Në ora: 12:45
Aleksander Vuçiq dhe Millan Radoiçiqi

Serbia deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për të ndëshkuar Millan Radoiçiqin për organizimin e sulmit në Banjskë, në të cilin është vrarë një polic i Policisë së Kosovës dhe tre terroristë serbë në fund të shtatorit të vitit të kaluar. Miodrag Marinkoviq nga OJQ CASA beson se Radoiçiq nuk do të arrestohet derisa për këtë të vendosë Beogradi zyrtar.

Edhe pse u ndalua, prokuroria serbe shpejt e liroi nga paraburgimi dhe videot e fundit të publikuara nga lideri i lëvizjes “Dashuri, Besim, Shpresa” Nemanja Sharoviq tregojnë se Radoiçiq është në Kopaonik.

Pamjet që kanë arritur në publik tregojnë festimin e ditëlindjes së ish-nënkryetarit të Listës Serbe, fishekzjarrë dhe një pankartë – “Gëzuar ditëlindjen komandant”.

Autoritetet e Kosovës janë në kërkim të Radoiçiqit për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar dhe për të dhe për pjesëmarrësit e këtij grupi terrorist është lëshuar flet arrest i INTERPOL-it.

Miodarag Marinkoviq, drejtor ekzekutiv i OJQ CASA nga Mitrovica e Veriut, gjithashtu pajtohet se për arrestimin e Radoiçiqit është i nevojshëm vullnetin politik në Serbi.

“Radoiçiq nuk do të arrestohet derisa Beogradi të vendosë diçka të tillë dhe nuk mendoj se ka të bëjë me urdhër-arrestin e INTERPOL-it, por ka të bëjë me ndonjë vullnet politik apo presion që do të ekzistojë. Ajo që shoh tani është se ekziston një synim i Perëndimit që të mos lërë në harresë këtë rast dhe se Vuçiqit vazhdimisht i kërkohet të bëjë diçka në këtë drejtim, por se presioni është i dobët nga ato subjekte që janë në të vërtetë të aftë për të bërë diçka të tillë, e kam fjalën për Departamentin e Shtetit dhe njerëzit më me influencë të BE-së, këto kërcënime tash për tash vijnë nga një nivel më i ulët”, ka pretenduar Marinkoviq.

Senatorja amerikane Jean Shaheen kohë më parë ka thënë se Millan Radoiçiqi duhet të arrestohet dhe të sillet para drejtësisë për ngjarjet në Banjskë.

Mendoj se duhet ta arrestojnë Radoiçiqin dhe ta çojnë në burg. Ai ka pranuar përfshirjen e tij dhe atë që ndodhi më 24 shtator, në vrasje (të një polici të Kosovës), tani duhet të përgjigjet për këto veprime. Serbia dhe Kosova duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje”, ka thënë Shaheen gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih javën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat