Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar zyrtarin policor, Tush Gjini, pasi i njëjti dyshohet për veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Përpos tij, tashmë është arrestuar edhe qytetari që dyshohet për dhënie ryshfeti.
Media mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Veton Brahimaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës.
Përmes një komunikate për media, IPK-ja njofton se veprimet hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë kurse të dyshuarit i caktuar masa e ndalimit për 48 orë .
“Në kuadër të këtij hetimi, me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja kishte iniciuar procedurë penale ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) .
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.