Rubrika “Porosia e Bablokut ” e emisionit Kojshia Show, sa vjen e bëhet më interesante.
Këtë javë në këtë rubrikë si mysafir ishte një plak i mençur Milaim Emërllahu, nga fshati Stubëll e Epërme e Vitisë, ku mes tjerash ai foli edhe për të moshuarit që po vdesin nëpër motele, dukuri kjo që po ndodh shpesh kohëve të fundit.
I moshuari nga Stublla, Milaim Emërllahu, i kritikoi ashpër ata pleq që shkojnë nëpër motele.
Ai tha "dinja Hallin vetit që jeni pleq e mos shkoni me vdekë aty…"!
Për ta parë videon e plotë, ndiqeni linkun më poshtë: