Kosova më 17 shkurt të sivjetëm shënoi 16 vjetorin e pavarësisë së saj.
Shtetësinë e Kosovës deri më tani e kanë njohur 117 shtete, por jo edhe Serbia fqinje.
Pavarësisht kësaj, gjatë kësaj të marte, edhe në kryeqytetin e Serbisë do të shënohet përvjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Organizimi do të bëhet në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Aty i ftuar është edhe Nevzad Lutfiu, Kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar.
Ai në një intervistë në Sytë 7, njoftoi për këtë organizim. Lutfiu tek autori Enis Reçica, tha se organizimi bëhet nga ana e ambasadorit Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi.
Luftiu, bëri me dije se ky është viti i dytë që po shënohet përvjetori i pavarësisë së Kosovës në Beograd nga e njëjta zyre.