Ky është Edmond Mustafa, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri mëngjesin e së martës në Tivar të Malit të Zi. Policia ka ndaluar një person, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur dhe po heton nëse ka lidhje me kryerjen e kësaj vepre penale.
Sipas mediave, autori i vrasjes është një emër i njohur për policinë.
Sipas dëshmitarëve okularë, në drejtim të Mustafës është qëlluar më shumë se 10 herë dhe më pas autori është larguar nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë. Dëshmitarët okularë thanë se Mustafa ishte pranë një banke biznesi në shoqërinë e një gruaje. Viktima dyshohet se është pjesëtar i klanit “Skaljar”.
Policia po përcakton nëse bëhet fjalë për vazhdimësi të konfliktit klanor. Hetimet po shkojnë në dy drejtime. Policia po heton edhe për dyshimin nëse ai ka qenë në konflikt me persona të afërt me atë organizatë kriminale.