I tronditur, flet dëshmitari që e gjeti të vdekur biznesmenin në Gjilan: “O i vike era..., tmerrin që e kom pa me sy”

Lajme

I tronditur, flet dëshmitari që e gjeti të vdekur biznesmenin në Gjilan: “O i vike era..., tmerrin që e kom pa me sy”

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 00:33
Dëshmitari që e gjeti të vdekur biznesmenin në Gjilan

Të hënën mbrëma në Gjilan një person është gjetur i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.

Bëhet fjalë për bisnesmenin Musah Hamiti i cili në momentin që është gjetur i vdekur dyshohet se kishte rreth 80 mijë franga në xhep.

Ndryshe Gazeta ka sjellur rrëfimin tronditës të dëshmitarit i cili e gjeti bisnesmenin të vdekur.

Kujtojmë që Hamiti ishte raportiar edhe I zhdukur më 10 janar të këtij viti.

Poashtu rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.

“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth ores 22:37, policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vrejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Hashani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat