“Qe se ju paska mbetë pikë”: Adriana Matoshi e poston shkrimin e Dejona Mihalit kundër Ilir Mirenës

Lajme

“Qe se ju paska mbetë pikë”: Adriana Matoshi e poston shkrimin e Dejona Mihalit kundër Ilir Mirenës

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 20:07
Ardiana Matoshi

E kapi kamera e medias duke marrë instruksione drejtpërsëdrejti nga Dejona Mihali, për atë se çka duhet të shkruaj e kur duhet ta botojë, për çka edhe raportuam gjerësisht.

“Më vonë”, i tha Dejona Mihali, deputetes Ardiana Matoshi, në pyetjen se kur duhet ta postojë shkrimin që ia kishte shkruar ajo e para kësaj të fundes, si një replikë kundër analistit Ilir Mirena.

Për që Mihali është poseduesja dhe diktuesja e qenësisë politike të deputetëve të mazhorancës, Matoshi – të cilës komisarja i shkruan çka të thotë – duke as mos provuar ta mohojë e pohoi përfundimisht. Kësisoji duke e postuar vetë të plotën siç ia kishte shkruar Mihali në WhatsApp.

Postimi i Adriana Matoshit:

Meqë i paska mbetë pikë disave me zoom in, zoom out, ja teksti i statusit:

Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat