Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka reaguar ashpër ndaj njoftimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për pjesëmarrjen e kryeministrave të Kosovës dhe Malit të Zi në Samitin e Tiranës përmes video-adresimit. Vuçiq ka kritikuar mosprezencën e tyre fizike në Samit dhe ka kërkuar të mos transmetohen video-mesazhet e tyre
Kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte njoftuar se dy liderët; kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Malit të Zi, Milojko Spajiç do të ishin në samitin e Tiranës përmes video-adresimit, presidenti serb kishte reaguar duke thënë se ato video-mesazhet e tyre nuk duhet të transmetohen.
Sipas burimeve të medias Rama ka thënë se do të japin vetëm mesazhin e kryeministrit Kurti, pasi ai është në Mbretërinë e Bashkuar, sipas një agjende të caktuar më herët, përpara se të caktohej samiti BE-BP.
Ndërkohë që është dhënë mesazhi i kryeministrit Kurti, nuk është dhënë ai i kryeministrit të Malit të Zi pasi kishte njoftuar se është i sëmurë.
Rama ka thënë se ai “ka deklaruar se mungon për arsye shëndetësore. I urojmë shërim të shpejtë”.
Të mos harrojmë se video-mesazhet janë të zakonshme në disa takime për liderët që mungojnë, diçka e tillë ka ndodhur në samitin e fundit në Shkup, takim i së njëjtës format, me ç’rast kryeministri i Bosnjës i është drejtuar me video-mesazh dhe Vuçiq nuk kishte reaguar fare atë ditë siç bëri dje për kryeministrin Kurtin.