Aleksander Vuçiq: Këto 3 gjëra po i kërkohen Serbisë, njëra lidhet me Kosovën

Lajme

Aleksander Vuçiq: Këto 3 gjëra po i kërkohen Serbisë, njëra lidhet me Kosovën

Më: 2 mars 2024 Në ora: 13:42
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka folur sot në një konferencë për media për dialogun me Kosovën dhe për shumë çështje të tjera, shkruan Express.

Vuçiq ka thënë se Serbisë po i kërkohen tri gjëra dhe pritjet nga Beogradi janë që t’i realizojë ato tri kërkesa.

Kërkesa e parë thotë se është njohja “de-facto” apo “de-jure” e Kosovës dhe heqja dorë nga përkrahja e “Republika Srpska” në Bosnje e Hercegovinë, shkruan RTS.

Përveç kësaj, si kërkesë të dytë, Vuçiq e liston presionin për sanksione kundër Rusisë dhe mbajtja e një qëndrimi anti-kinez.

Dhe në fund thotë si kërkesë e tretë është “vendosja e një regjimi kukull në Serbi”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat