Jakshiq e Trajkoviç letër Vuçiqit: Nëse doje luftë në Banjskë, pse çove djem të pa tranjuar e jo ushtrinë

Lajme

Jakshiq e Trajkoviç letër Vuçiqit: Nëse doje luftë në Banjskë, pse çove djem të pa tranjuar e jo ushtrinë

Më: 2 mars 2024 Në ora: 18:14
Banjskë

Marko Jakshiq dhe Momcilo Trajkoviç nga “Këshilli Kombëtar Serb” i kanë shkruar një letër të përbashkët presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Jakshiq dhe Trajkovic ia kanë përmendur presidentit serb Banjskën duke i thënë se “nëse mendonit të shkonit në luftë, pse s’dërguat forca special të xhandarmërisë, pro të rinj të pa tranjuar që nuk e kishin të kryer as shërbimin ushtarak”, raporton KoSseV.

Në këtë letër, Jakshiq dhe Trajkovic i kanë thënë Vuçiqit se e “ka ngritur Kurtin në nivelin e Napoleonit” dhe se Vuçiq “është partner i koalicionit”, përmes bashkëpunimit të Listës Serbe dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata gjithashtu kanë thënë se presidentja e Kosovës që është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushta të Albin Kurtit “është zgjedhur me tre vota të Listës Serbe”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat