Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një burrë, shtetas serb, i dyshuar për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
Ai dyshohet se ka kryer dhunë seksuale gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
“I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”, njofton policia.
I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.