Arrestohet zyrtari i Komunës së Mamushës, për keqpërdorim të pozitës

Lajme

Arrestohet zyrtari i Komunës së Mamushës, për keqpërdorim të pozitës

Më: 5 mars 2024 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuarin M.S., në cilësinë e zyrtarit të Gjendjes Civile në Komunën e Mamushës.

Ai u arrestua për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit dyshohet se i njëjti duke shfrytëzuar pozitën e tij zyrtare u ka mundësuar disa personave, shtetas të huaj turq, fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pa përfillur procedurat ligjore për fitimin e shtetësisë.

Prokuroria ka bërë me dije se brenda afatit ligjor, për të njëjtin do të vazhdoj me procedura të tjera hetimore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat