U dyshua për një trup të pajetë në Dardani, Policia: Është një inskenim filmik

Policia e Kosovës ka konfirmuar për KosovaPress se në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen “Dardania” në Prishtinë, janë duke u realizuar disa xhirime.
“Është një inskenim për një film, skenari i të cilit është aprovuar nga menaxhmenti i Policisë së Kosovës. Xhirimet po bëhen në rrugën Ilaz Kodra në Prishtinë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovë, Qendra në Prishtinë.
Kujtojmë se më herët u dyshua për një trup pa shenja jete në vendin në fjalë, por që tani Policia e Kosovës sqaroi se e gjitha kjo është një inskenim filmi.