Gazeta kombëtare “Bota sot”, e njohur për raportimin e saj profesional, të saktë dhe të paanshëm, vazhdon të dominojë si mediumi i parë i Kosovës në rang botëror. Sipas të dhënave të fundit nga Similar Web, një instrument i saktë për matjen e audiencës, faqja online e gazetës ka arritur të mbajë pozitën e parë ndër mediat e Kosovës dhe ka zënë vendin e 28,887 në botë për periudhën nga nëntori i vitit 2023 deri në janarin e vitit 2024.
Ky sukses i vazhdueshëm është rezultat i punës dhe angazhimit të palodhur të stafit dhe bashkëpunëtorëve të 'Bota sot', të cilët me përkushtim synojnë të rrumbullakojnë sukseset e tyre të mëparshme, falë lexuesve që i qëndrojnë besnikë.
Në listën e renditjes botërore nga Similar Web për mediat e Kosovës, pas 'Bota sot' vijon Telegrafi, i cili renditet i 36,931 në botë, ndjekur nga Indeksonline në vendin e 61,166, Gazeta Express e 62,238 dhe Koha.net që gjendet në vendin e 96,257.
