Betohet para presidentes Osmani gjyqtari i ri i Kushtetueses, Jeton Bytyqi

Lajme

Betohet para presidentes Osmani gjyqtari i ri i Kushtetueses, Jeton Bytyqi

Më: 11 mars 2024 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Sot është mbajtur ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para presidentes Osmani. Prezente ishte edhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj.

Presidenca ka njoftuar se Osmani e ka uruar Bytyqin për rolin e ri si gjyqtar në Kushtetuese.

“Sot u mbajt ceremonia e betimit të gjyqtarit Jeton Bytyqi para Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe në prezencë të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Gresa Cakaj. Presidentja Osmani e ka uruar z. Bytyqi për rolin e ri si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe ka theksuar rëndësinë e integritetit dhe paanshmërisë së gjyqtarëve të këtij institucioni.

Gjyqtari Bytyqi është betuar se do t’i qëndrojë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe se do t’i respektojë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në postimin e Presidencës.

Më 14 shkurt Kuvendi i Kosovës e kishte përzgjedhur Bytyqin gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese. Ai mori 69 vota, ndërsa kandidati tjetër Selman Ymeri mori 19 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat