Kryetari i Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, është takuar me të Dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Në njoftimin e bërë nga Jabllanoviq thuhet se kanë biseduar për situatën e vështirë që sipas tij gjenden serbët që jetojnë në Kosovë.
Për këtë ai fajtor po e bënë kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Për ndryishimin e kësaj situate Jabllanoviq thotë se ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’u dalin në ndihmë serbëve të Kosovës.