Vuçiq sot takohet me Lajçakun

Lajme

Vuçiq sot takohet me Lajçakun

Nga: F. B. Më: 15 mars 2024 Në ora: 09:12
Miroslav Lajçak dhe Aleksandar Vuçiq

I dërguari special për Ballkanin dhe dialogun mes Kosovës edhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të qëndroj në Beograd ku pritet të takojë drejtuesit kryesor të Serbisë, përfshirë presidentin Vuçiç, ndërkohë që agjenda e bisedave do jetë dialogu dhe vazhdimi si dhe çështjet tjera rajonale.

Si njofton “Blic”, transmeton “Bota Sot”, takimi “kokë me kokë” mes presidentit të Serbisë Vuçiç dhe të dërguarit të BE-së Lajçak është konfirmuar për orën 18.00.

Zyra presidenciale për media ka kumtuar se “presidenti i Serbisë Vuçiç do takohet me të dërguarin special të BE-së për dialogun dhe çështjet tjera rajonale në Ballkanin perëndimor Miroslac Lajçak".

Takimi do të mbahet në ora 18.00 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidencës, ka njoftuar zyra për bashkëpunim me medie në presidencë.

Ky takim vjen në kohën kur qeveria e Kosovës ka bërë një hap përpara në përmbushjen e kriterit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth tokës së manastirit në Deçan, ndërkohë bazuar në “formulën” e përcaktuar që secila palë duhet të bëjë një hap në drejtim të zbatimit të marrëveshjes së normalizimit, mbetet të shihet cili mund të jetë hapi i Serbisë.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat