Ishte mesnatë, kur persona të maskuar u futën në shtëpinë ku jetonte Jefta Aksiq, banor i Graçanicës.
Ai thotë se iu vodhën të gjitha paratë që i siguroi nga puna në Malin e Zi. Aksiq ka deklaruar se i njeh edhe hajdutët.
“Ishte ora 12:00 e natës, isha në shtëpi te shoku im. Kanë hyrë dy persona me maskë, thanë “plaçkitje, plaçkitje”. Kanë qenë mjete 1 mijë euro që unë kam punuar që të paguaja rrymën e gjëra të tjera. Tash nuk kam para asgjë”, ka thënë ai për televizionin publik.
Pas grabitjes, Aksiq përjetoi edhe atak në zemër. Ai shprehet i kënaqur me shërbimin në QKUK dhe reagimin e shpejtë të Policisë së Kosovës për t’i arrestuar hajdutët.
“Policia menjëherë i ka kapur hajdutët. Edhe shërbimi në QKUK ka qenë në rregull”, ka deklaruar ai.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i vjedhjeve për vitin 2023 ishte 4 mijë e 164. Vjedhje të rënda 2 mijë e 747, kurse numri i grabitjeve 93.
Sipas një raporti të UNDP’së, 37.6 përqind e serbëve të Kosovës u deklaruan se ndjehen të sigurtë.