Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka bërë një shkrim për babain e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ajo shkroi për mungesën pranë familjes të zëdhënësit të UÇK-së, që aktualisht po mbahet i paraburgosur në Dhomat e Specializuara.
Ajo shtoi se janë duke pritur nga një vend që nuk ka drejtësi, të paktën tani për tani.
“Na the të vazhdojmë jetën, por çfarë jete është kjo?
Kur gjysma e zemrës gjendet mes tullave e hekurave të zi e gjysma tjetër kërkon të ndaloj së rrahuri!”, shkroi ndër tjerash ajo.