Daut Dauti, gazetar në Londër sonte përmes një lidhje direkte tha se politika e jashtme britanike, amerikane dhe ajo e Unionit Evropian është zbutur ndaj Serbisë.
Ai u shpreh se ajo është bërë tejet liberale.
Sipas tij, nga kjo janë krijuar probleme në Ballkan.
“Jo vetëm politika e jashtme britanike, por edhe ajo amerikane dhe sidomos ajo e Unionit Evropian është zbutur jashtëzakonisht shumë, apo është bërë tejet liberale, matanë kufijve ndaj Serbisë, saqë nga kjo janë krijuar probleme në Ballkan dhe nacionalizmi serb ka ngritur krye dhe i kërcënon edhe fqinjtë”, është shprehur ai.