Amir Berisha, ish-përdorues i drogës, sot në “Kosova Today” ka folur në lidhje me kohën kur ishte përdorues i substancave narkotike.
Ai tha se në atë gjendje nuk je as leckë dhe u shpreh se nuk të dhimbset as vetja.
“Nuk të dhimbshet as vetja.Nuk je as leckë, lecka prapë shërben për diçka, ti nuk je as leckë kur je në atë gjendje”, u shpreh ai.
Gjithashtu ka folur edhe dilleri që shet drogë online, duke thënë se ka kërkesa edhe nga fëmijët, por u shpreh se atyre nuk iu shesin.