Kërcënime për serbët që i pranojnë institucionet e Kosovës janë publikuar në Telegram. Së fundi dy prej tyre, Millosh Vuckoviq dhe Miljana Saviq u kërcënuan haptazi, ku përveç fotografisë së publikuar shkruhet se "ata duken shumë të lodhur nga jeta, duhet t'iu bëhet një zgjidhje për këtë".
Ky kërcënim që nënkupton vrasjen e tyre, dëshmon edhe njëherë rrezikun që iu kanoset serbëve që i pranojnë institucionet e Kosovës, nga grupe të caktuara serbe.
"Shërbëtorët dhe të dëgjueshmit e shqiptarëve, Millosh Vuçkoviq dhe Biljana Saviq, pas gjërave të pahijshme dhe përdorimit të drogës, po flenë në zyrat komunale në komunën e Leposaviqit, në vendin e punës që ua ka caktuar terroristi Kurti dhe kryetari ilegal i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Ata duken shumë të lodhur nga jeta, duhet tu bëhet një zgjidhje për këtë😁", thuhet në shkrimin kërcënues të publikuar ne Telegram.