Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duke akuzuar NATO-në për agresion, të gjitha autoritetet në Serbi kanë vetëm një qëllim, të mbulojnë krimet në Kosovë.
Kandiq në një postim në platformën sociale ‘X’, ka shkruar se Ushtria e Jugosllavisë dhe policia e Serbisë, për 78 ditë bombardime të NATO-s, kanë vrarë 7 mijë civil.
“Duke akuzuar NATO-n për "agresion", të gjitha autoritetet në Serbi kanë një qëllim - të mbulojnë krimet në Kosovë të kryera nga UJ-ja dhe MPB-ja e RS-së:
7000 civilë u vranë në 78 ditë”, ka shkruar Kandiq në ‘X’.