Ish-ambasadorja e Serbisë në OSBE, Branka Llatinoviq, ka deklaruar se vendimi i Komitetit Drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s për ngritjen e statusit të Kosovës në nivelin e një anëtari të asociuar është një proces i heshtur që lë të kuptohet se Aleanca është e gatshme të hapi dyert për Kosovën”.
Latinoviq ka thënë portalin serb “kosovoonline” se është “ironi e madhe që kjo po ndodh pikërisht me rastin e 25 vjetorit të fillimit të bombardimeve të ish-RFJ-së, gjegjësisht të Serbisë dhe Malit të Zi, dhe ky nuk është një mesazh aspak i këndshëm, duke pasur parasysh atë që ndodhi dhe cila ishte arsyeja e atij angazhimit”.
“Kjo përkon me atë që dëgjojmë si deklarata të zyrtarëve, përfshirë polemikën e fundit mes ambasadorëve amerikanë në Prishtinë dhe Beograd, se kush është më afër NATO-s, çfarë cilësie të bashkëpunimit po zhvillohet, por është, ta quajmë ashtu, një proces i heshtur që lë të kuptohet se Aleanca është e gatshme që në mënyrë të duhur që t’i hapë derën Kosovës sa më shumë që të jetë e mundur dhe në këtë kontekst edhe formimin e FSK-së, duke i armatosur me disa lloje të armëve që të gjitha janë ende në përputhje me atë që është përcaktuar me Plani i Ahtisarit, mendoj se edhe në Kushtetutën e Kosovës ka kufizime se çfarë mund të kenë e çfarë jo, por gjërat po ndodhin, siç thonë në terren, në një mënyrë që nuk është aspak e këndshme për Serbinë, jo vetëm të pakëndshme por edhe jo e mirë nga pikëpamja e sigurisë, sepse kjo do të thotë se “një pjesë e territorit të saj” po i afrohet një bashkëpunimi më të fortë me NATO-n.
Nuk mendoj se çështja e rregullimit të anëtarësimit do të ndodhë në një të ardhme të afërt, por po hapet një proces që mund të mundësojë në mënyrë adekuate këtë cilësi të pranisë sepse, siç e shohim, kjo do të thotë rritje e cilësisë së pranisë së delegacioneve të deputetëve të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në këtë mënyrë mundëson pjesëmarrje më të lartë dhe më të mirë në atë që është në agjendë në vetë Asamblesë”, ka pretenduar Llatinoviq.