Mediet opozitare sipas “B92” dhe “Novosti” me deklarata skandaloze e kanë shënuar përvjetorin e 25 të bombardimeve të NATO-së, duke potencuar deklaratën se “Serbia është vetë fajtore për operacionin e bombardimeve të “NATO-së, transmeton “Bota Sot”.
Mediet e Gjillasit she Sholakut, shkruan “B92” që njihen si mbështetëse të opozitës në Serbia në mënyrën më të turpshme skajshmërisht e kanë shënuar përvjetorin e bombardimeve të NATO-së ndaj SRJ, shkruan “Novosti”.
“Ky qëndrim i tyre qartë mund vërehet në titujt në faqet e para të medieve opozitare, në mënyrën si shënohet data më tragjike që mban mend historia serbe” - shkruan ky medium.
Mediet pro qeveritare kështu kanë vazhduar fushatën kundër opozitës, ndërsa përvjetori është vetëm pretekst për intensifikimin e sulmeve ndaj medieve si quhen të “Gjillasit dhe Shollakut”.
Por ajo që nxiti reagime të këtilla padyshim ishte deklarata e drejtorit programit N1 Igor Bozhiç që ka akuzuar hapur Serbinë se është vetë fajtore për bombardimet.
Ka disa nga këto media që “pilotët e NATO-së i paraqesin si heronj”...
“B92” dhe “Alo” citojnë Igor Bozhiç drejtor i programit N1 që ka thënë se “Kur shikoni kush është në pushtet në Serbi aktualisht, pra janë po ata njerëz që iu takonin partive që me politikën e tyre sollën deri tek ajo që ndodhi në vitin 1999”, pa publikuar deri në fund shkaqet e plota të operacioneve ndaj SRJ.