Gazetari Valon Syla tha se javën e kaluar është takuar kryeparlamentari Glauk Konjufca me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Sipas Sylës në këtë takim është folur për çështjen e zgjedhjeve të reja.
Teksa po fliste gazetari Syla, Leonard Kërquki i tha: “Po të reagon Shefi i Kabinetit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërçeli, thotë Valoni po rren live në emision nuk është e vërtetë që është taku”.
E më pas Syla iu përgjigj duke u ngritur në këmbë.
“Ani thuaj se e di unë me kënd është taku, thuj Kërçelit e kallxoj edhe emrin e krejt i di po nuk po du me i thanë. Se edhe jahtin kur ja kam qitë juve, një javë keni thënë që nuk është, tani doli Shpend Ahmeti në jaht – thuaj Kërçelit. Kur te shtijnë Kërçelin me folë ata tu rrejtë janë. Çfarë Kërçeli”, tha Syla.