Halil Kastrati ka folur për jetën dhe sfidat e të moshuarve në Kosovë.
Kastrati tha se jetesa e vetme për ta është shumë e vështirë duke theksuar se qëndrimet ditore po ua bëjnë më të lehtë atë.
“Send më vështirë në jetë nuk ka se sa të jetosh vet. Krejt të mirat me i pasë nuk ke me kë ta ndërrosh një llaf.
Qëndrimet ditore janë ndihmesë jashtëzakonisht e madhe sepse të paktën ditën e kalon me shumë shokë e miq dhe mbi të gjitha me një infrastrukturë dhe ambient me të gjitha kushtet.”