Pas Vuçiqit, sot Petkoviq para përfaqësuesve të KUINT-it

Lajme

Pas Vuçiqit, sot Petkoviq para përfaqësuesve të KUINT-it

Më: 29 mars 2024 Në ora: 10:00
Petar Petkoviq

Kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, sot do të takohet me përfaqësuesit e vendeve të KUINT-it në Serbi.

Siç njofton zyra e tij, në takim do të marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuele Giaufret.

Takimi është paraparë të fillojë në orën 11 dhe do të zhvillohet në “Pallatin e Serbia”.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë ka biseduar me ambasadorët e vendeve të KUINT-it dhe me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, i cili më pas ka thënë se “bisedimet kanë qenë të gjata dhe të hapura”, por se do të vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat