Deputeti popullor dhe kreu i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP) Dragan Gjilas pas përzgjedhjes nga Vuçiç si kryeministër i ardhshëm i Serbisë të Milosh Vuçeviçit, kreut aktual të SNS dhe ish ministrit t mbrojtjes në qeverinë paraprake deklaroi se “Është plotësisht e parëndësishme kush bëhet kryeministër përderisa Vuçiç është president i Serbis”, duke aluduar se ai vendos çdo gjë e jo të zgjedhurit, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.
Sipas Gjillasit, dihet kush është shefi dhe kush tërheq penjtë në të gjitha situatat dhe në të gjitha rrethanat, andaj duket pothuajse e parëndësishme kush vendoset në atë pozitë, ka thënë ai.
"Absolutisht është e parëndësishme kush vjen në pozitën e kreut të qeverisë – kryeministrit, përderisa Vuçiç është president i Serbisë. Apo mendoni ju se mbase tash Bernabiç tash në vend të Vuçiçit, do ta thërras shef Vuçeviçin?” tha Gjillas për portalin “Danas”.
Sipas Gjillasit, kryeministri në ardhje është një “kuadër e vërtetë nga partia në pushtet SNS” e Vuçiçit".
"Çdo gjë që ka fituar ai (Vuçeviç) është duke falënderuar dëgjueshmërisë ndaj familjes (SNS). Mezi ka përfunduar shkollën e mesme, e të njëjtën gje e ka përsëritur edhe me fakultet. I lidhur me njerëz nga fusha e krimit dhe nëntokës” tha Gjilas.
“Një kandidat më të mirë, e që është akoma në liri dhe nuk është në listat e ndjekjes nga Interpoli, realisht nuk kanë mundur ta gjejnë” ka përfunduar Gjillas.